fbpx

Rëndësia e Blerjes së Produkteve Europiane

Pse duhet të blini telefona që prodhohen në Europë?

4  arsyet kryesore

Mania për të pasur një smartphone të fundit mund të çojë shpesh në zgjedhje të gabuara. Studimet më të fundit të bëra nga media prestigjioze si The Guardian, The Telegraph apo Digital Trends flasin për prirjet e nxituara të konsumatorëve për të marrë produkte në pika shitje të paautorizuara, vetëm për shkak të shpejtësisë, çmimeve më të lira, edhe atëherë kur produktet nuk ofrojnë garanci. Studimet tregojnë se më e rëndësishme se marka e celularit është origjina e tij.

Vetëm 25% e konsumatorëve që kanë blerë celularë të prodhimeve joeuropiane shprehen se nuk janë zhgënjyer nga blerjet e tyre, ndërsa 95% e konsumatorëve të produkteve nga Europa thonë se kanë mbetur të kënaqur me produktine  e zgjedhur.  

Smartphone-ët e prodhuar në Europë janë prej dy dekadash lider botëror në sektorin e prodhimit të celularëve.  Ata sigurojnë cilësinë më të lartë dhe zotërojnë numrin më të madh të konsumatorëve.

Edhe në Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera, është shtuar numri i dyqaneve që ofrojnë produkte që nuk janë origjinale, pavarësisht markave me emër si Iphone apo Samsung. Ebox.al është rrjeti më i madh i paisjeve elektronike në Shqipëri, në të cilin celularët janë vetëm celularë origjinalë të prodhuar në Europë.

Kjo, pasi konsumatorët duke u bërë njohës të mirë të teknologjisë, kanë filluar të ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e celularëve europianë. Më poshtë, 4 aryjet kryesore pse duhet të zgjidhni një produkt  “made in Europe” përpara një celulari “Made in China”:

Bateria është origjinale

Shpesh ndodh të blini një telefon të ri, i cili edhe pse supozohet se sapo ka dalë nga pakoja për të parën herë, në fakt në më pak se 3 muaj fillon të shkarkojë baterinë brenda pak orësh. Ky është fiks momenti ku konsumatori fillon të fajësojë veten për llojin e aktivitetit që bën; aplikacionet e rënda, qëndrimi i gjatë, ndërkohë që po i njëjti smartphone i mikut tuaj, i së njëjtës markë, ka një bateri që reziston sa 3 fishi i baterisë së aparatit tuaj celular. Kjo është pikërisht nga origjina e produktit; europian apo jo.

Karikuesi i celularit është origjinal

Bateria vjen e lidhur me karikuesin. Bateria mund të dëmtojë karikuesin apo anasjelltas. Ju ka ndodhur që karikuesi t’ju dalë jashtë funksioni brenda pak muajsh? Kjo është pasi prodhimi nuk është origjinal. Shpesh, kostoja e bjerjes së telefonit mund të shkojë dyfish vetëm për shkak të ndërrimit të shpeshtë të karikuesve, të cilës jo vetëm që dëmtojnë baterinë, por mund të sjellin dhe djegie të qarkut apo sistemit.

Telefoni është me garanci

Ebox.al ofron produkte që janë vetëm me garanci. Kjo për shkak se kur produktet janë të prodhuara në Europë, ato kalojnë në kontrolle specifike për të përmbushur ose jo standartet e kërkuara europiane. Në rastin e bjerjes së produkteve kineze apo të vendeve të tjera, përpos çmimit, celularët nuk përmbajnë garanci.

Produkti nuk është çmontuar

Në rastin e distributorëve të paautorizuar, produktet për të ardhur në Shqipëri çmontohen, ekrani më vete, bateria më vete, pasi  kjo është e vetmja mënyrë për të kaluar një celular pa paguar doganën. Kjo sjell që nëse njëherë të vetme celulari t’ju rrëshqasë nga dora, ekrani të dëmtohet, të thyhet, apo automatikisht pas një periudhe kohore të ulë cilësinë e fotove, videove, etj., ndryshe nga prodhimet Europiane, të cilat gjatë kontrolleve të cilësisë kalojnë edhe testin e forcës dhe rrjedhimisht nuk janë të ndjeshme sikur prodhimet “Made in China”.

Thuhet se rruga e shkurtër të çon gjatë. E njejta gjë ndodh kur konsumatorët orientohen drejt produkteve që nuk prodhohen në Europë, pasi të detyrohen të kenë kosto të vazhdueshme për të mbajtur telefonin funksional. Ebox.al është distributor i cili ofron prodhime vetëm europiane, çmime të arsyeshme, si dhe garanci për blerësit. Aktualisht, Elektronik Box Albania operon në dy dyqane fizike, në zonën e Xhamllikut, përballë Alpha Bank dhe në zonën e Astirit, përballë parkut të Lojërave, nga e hëna në të dielë, ora 09:00-21.00. Po ashtu, ju mund të porosisni produktin e dëshiruar në dyqanin online, ebox.al, në Facebook Elektronik Box  Albania, si dhe në  Instagram ebox.al. Për çdo pyetje, apo për të zbuluar ofertat më të fundit, ju mund të kontaktoni në një prej faqeve të Ebox.al në Facebook, Instagram, uebsajt, email info@ebox.al ose në numrin e telefonit +355 69 444 4403.